Vesel Memedi së shpejti amabasdor në Romë

Nga një burim i besueshëm brenda BDI-së , mësohet se Vesel Memedi- kryetar i RDK-së, është propozuar për ambasador në Romë.

Thuhet se Memedi është propozuar nga vetë kryetari i BDI-së Ali AHMETI, si shpërblim për “misionin” e tij dhe politikat konstruktive dhe rolin që ai ka ndjek në raport me ecjen e shtetit drejt integrimeve euroatlantike, gjatë mandatit kur Memedi ishte deputet, mandat ky që përkoi me ndryshimet kushtetuese, zgjidhjen ne problemit me Greqinë, dhe inkuadrimin e vendit në NATO.

Mësohet se propozimi është dërguar në qeveri dhe pritet në një nga mbledhjet e ardhëshme të merr dritën jeshile, shkruan Tetovaexpres.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *