Arrestohet pronari i kafiterisë së njohur në Tetovë, nga policia thonë se veproi kundër masave anti-kovid

Policia ka shoqëruar një 25-vjeçar me iniciale E.H. nga Tetova, kjo për shkak se ka vepruar kundër masave anti-kovid të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Më 5 shkurt 2020 në ora 14:20 në Tetovë është privuar nga liria, E.H.(25) nga Tetova, sepse ka dyshime se ka kryer veprën penale “Mosrespektim i protokolleve shëndetësore gjatë pandemisë”, të dënuara me nenin 206 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton GazetaPopulli.net

Gjatë periudhës kohore 13:30 – 14:30, gjatë kontrollit nga policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, është vërtetuar se në objektin hotelerik, konkretisht në kafiterinë në Tetovë janë gjetur 100 persona, që është në kundërshtim me ligjin.

Njoftohet gjithashtu se pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet masë adekuate.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për një ndër kafiteritë më të njohura të qytetit, që gjendet në rrugën “Dervish Cara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *