Shtetasi i Maqedonisë ka tentuar të kalojë ilegalisht në Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka tentuar ta kalojë kufirin ilegalisht për në Kosovë, të shtunën.

Autoritetet e kanë ndalur dhe i kanë konfiskuar gjësende në vlerë prej 100 eurosh.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti është hasur duke kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontrollit të tij janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme, në vlerë rreth 100 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *