
Strategjia për prodhimtarinë e duhanit për periudhën e vitit 2021-2027 së bashku me planin aksionar është miratuar nga ana e Qeverisë në seancën e 43-të.
Advertisement
Informacionin në Fejsbukun e tij sot e ka publikuar kryeministri Zoran Zaev.
“Mes qëllimeve të strategjisë shtatëvjeçare për prodhimtarinë e duhanit janë: ndihma shtetërore e ekonomive bujqësore të cilat merren me prodhimtarinë e duhanit; mbështetja e të ardhurave të ekonomive bujqësore; politikat për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë në rajonet e prodhuesve të duhanit dhe mbështetja për formim të organizatave të prodhuesve”, shkruajti Zaev në Fejsbuk.
Advertisement