
Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri, ka thënë se kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë fushatës e cila po vazhdon të mbahet nuk pati guximin të përballet me gazetarë e analistë,
Advertisement
Sipas Ollurit, Kurti nuk kishte guxim që të përballej me analistët e gazetarët që e kritikojnë, dhe kjo e bën atë një frikacak të madh.
‘’ Gjatë kësaj fushate zgjedhore, Albin Kurti nuk e pati guximin që të përballet në asnjë debat televiziv me gazetarët e analistet që e kritikojnë.
“Kjo nuk është shenjë e mirë. E bënë frikacak të madh’’, shkroi Olluri.
Ndërsa shtoi se ai tani po komunikon përmes lidhjeve direkte në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të cilat ai dëshiron, shkruan Insajderi.
Advertisement