Aksidenti në rrugën Ferizaj- Shkup, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Ferizaj-Shkup.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.

Aksidenti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku të lënduar mbetën pesë persona. Pas dhënies së ndihmës së parë, të gjithë personat e lënduar janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi, shkruan Indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *