6 Shkurt 1967: Dita kur feja u ndalua me ligj në Shqipëri

Faqja “Shkupi i vjetër” në Facebook ka bërë një shkrim në lidhje me 54-vjetorin e vendimit për ndalimin e fesë në Shqipëri.

Ky është postimi i plotë

“6 shkurti 1967: Dita kur u shpalos ideja me ia falë Shqipërinë dreqit, me tapi!

Lufta kundër fesë ose më saktë kundër Zotit, në Shqipëri kishte nisur, që me ardhjen në pushtet të klikës komuniste. Viti 1967 dhe aksioni i hapur për prishjen e objekteve të kultit ishte vetëm kulmimi i asaj fushate që kishte nisë në 1944. Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 shpalli haptas fushatën e egër kundër jetës fetare në Shqipëri. Krejt veprimtaria e shkatërrimit të objekteve fetare, si kisha, xhamia e teqe ishte edhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, por nxitimi ishte aq i madh saqë vetëm më 13 nëntor të po atij viti u shfuqizuan ligjet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, dhe Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, që ndalonte çdo shprehje të fesë jo evtëm në publik por edhe në sferën private e personale.

Në kushtetutën e vitit 1976 u sanksionua se “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste” dhe ushtrimi i fesë dënohej me ligj me nenin famëkeq 55 të Kodit Penal të miratuar në 1977.

Në vitin 1990, nisma për me ia falë Shqipërinë dreqit me tapi dështoi, megjithatë pasojat e asaj aventure anti-Zot e anti-njeri i vuajmë edhe sot e do t’i vuajmë edhe shumë kohë.

Numri i Xhamive që u shkatruan ishte 1667

Terroristat Marksist-leninistat shqiptar në krye me krye terroristin Enver Hoxha dhe Mugosha në Shqipërin angleze masakruan ma shum se njëqind intelektual musliman me famë botërore dhe shkatruan 1667 Xhamia.

Ditë e sot asnjë politikan shqiptar nuk kërkon falje.”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1093379667797277&id=220320388436547

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *