Me nxjerrjen e provave, vazhdon gjykimi për Naser Eshtrefin

Naser Eshtrefi në gjykatë, foto Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit nga Gjorçe Petrove Angel Petkovski në vitin 2014-të, në të cilin i akuzuar është Naser Eshtrefi, njofton Portalb.mk

Gjykimi vazhdon të jetë në fazë të nxjerrjes së provave. Gjykatëse e lëndës është Dijana Gruevska-Ilievska, ndërkaq përfaqësues i akuzës Darko Jakimovski.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *