Sinani për librin që fyen shqiptarët: Ç’është ky deficit ndjenjash kombëtare?

Gazetari dhe drejtori i informacionit të Televizionit Shenja Ismail Sinani, në profilin e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me skandalin që u bë publik ditëve të fundit në lidhje me librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë” ku në mënyrë të rëndë ofendohen shqiptarët.

Ky është reagimi i tij i plotë:

“Në Maqedoni të Veriut ekzistojnë 30 shkolla të mesme, në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Logjika e thotë se të paktën 60 MËSUES/E (PROFESORË) që nga viti 2015 janë përballë me këtë libër, libër i thënçin, në të cilin fyhen shqiptarët në mënyrën më të poshtër. Pra, plot 6 vjet. Si është e mundur që asnjëri prej tyre mos ta ketë vërejtur këtë fakt?! Apo, si është e mundur asnjë i ri apo e re mos të jetë prekur në sedër kur e ka lexuar atë pjesë?! Ç’është ky deficit ndjenjash kombëtare?
Sa u përket ministrave apo zv/ministrave shqiptarë të Arsimit, ata dihet… prej vitesh janë në shërbim të partisë dhe klaneve përreth.”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10164623726365704&id=816765703

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *