Simptomat e reja të Covid-19 që janë ndryshe nga ato klasiket

Me rritjen e mutacioneve të ndryshme të koronavirusit dhe listën gjithnjë e më të zgjeruar të simptomave Covid-19, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të qëndroni vigjilent dhe të vetëdijshëm jo vetëm për simptomat e rënda, por edhe ato të lehta dhe të pazakonta të SARs-COV-2.

Advertisement

Thënë kjo, raportet e fundit përsëri sugjerojnë shtatë simptoma të reja të Covid-19, që ndryshojnë nga 3 simptomat më të zakonshme, duke filluar nga ethet, kolla e thatë e deri te humbja e nuhatjes dhe shijes.

Tre simptoma klasike të Covid-19

Që nga shpërthimi i koronavirusit të ri, tre simptomat më të zakonshme dhe klasike të Covid-19, sipas Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare, mbeten ethet, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas aplikacionit Covid Symptom Study, temperatura e trupit tuaj mund t’ju ndihmojë të dalloni nëse jeni infektuar nga virusi apo jo. Nëse temperatura e trupit tuaj është më e nxehtë se temperatura e zakonshme e trupit, mund të jetë shenjë treguese e Covid-19.

Shtatë shenja të tjera të koronavirusit

Teksa njerëzit janë tashmë të vetëdijshëm për simptomat më të zakonshme të Covid-19, ekspertët sugjerojnë një vështrim më të gjerë në spektrin e sëmundjeve të shkaktuara nga sëmundja vdekjeprurëse. Zyrtarët lokalë të shëndetit në Warrington, Cheshire në Mbretërinë e Bashkuar, kanë renditur një grup të simptomave të reja të Covid, të cilat janë:

– Dhimbje të fytit
– Dhimbje të muskujve dhe dhimbje të kyçeve
– Diarre
– Konjunktiviti

Ndërsa simptomat e Covid ngjajnë me simptomat e ftohjes së zakonshme ose alergjive të tjera, është e rëndësishme që të bëni vetë testin sa më shpejt nëse shfaqni ndonjë shenjë të virusit. Derisa të merrni përgjigjet tuaja, duhet të qëndroni të izoluar, në mënyrë që të mos përhapni koronavirusin. Gjithashtu deri në momentin që nuk keni marrë rezultatin e testit, mos lejoni asnjë vizitor dhe shmangni tubimet publike.

Nëse rezultoni pozitiv me Covid dhe keni simptoma të lehta, atëherë mund ta trajtoni atë në shtëpi. Në rast të temperaturës së lartë, mos harroni të pini shumë lëngje dhe të pushoni sa më mirë. Ndërsa në rast se simptomat përkeqësohen dhe përjetoni komplikime të rënda shëndetësore, kërkoni ndihmë mjekësore dhe vizitoni një spital menjëherë.

Advertisement

Leave a Reply