Aksident hekurudhor në afërsi të Velesit, vagoni me dhjetëra udhëtarë del nga binarët

Treni me dhjetëra udhëtarë, nga Velesi për Koçan ka dalur nga binarët. Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 17 e 20 minuta, në aksin Veles-Shtip, në pjesën e Ovçe Poles, raporton sdk.mk.

Sipas informatave jozyrtare, treni ka pasur vetëm një vagon ka qenë për udhëtarë, kurse prej dhjetëra udhëtarëve që kanë qenë aty, nuk ka të lënduar.

Aksidentin e konfirmojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transporti, duke shtuar se po punohet në evitimin e dëmeve.

“Një vagon me udhëtarë ka dalë nga binarët, në relacionin drejto Koçanit. Nuk kemi informata konkrete, sepse po kryhen hetime nga ana e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura.

Po punohet për sanimin e dëmeve”, kanë deklaruar shkurtimisht nga Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transporti.

Për shkak të ak sidentit, transporti hekurudhor nga dhe në drejtim të Koçanit është ndërprerë prej dje pasdite. /GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *