Humb betejën me covid-19 infermierja 40-vjeçare

Pas betejës 10-mujore me pandeminë, sistemit të mbingarkuar shëndetësor, mosrespektimit të masave preventive dhe të befasuar nga lajmi që morëm këtë mëngjes, duam që të informojmë publikun për vdekjen e parakohshme të infermieres më të re – viktimë e virusit kovid, njoftojnë nga Unioni i Shoqatës së Motrave medicinale, Teknikëve, Mamive dhe Infermiereve dentare.

Bëhet fjalë për motrën medicinale 40-vjeçare Irena Dojçinovska Miloshevska nga Instituti Gerontologjik “13 Nëntori” në Shkup, e cila ishte një luftëtare e madhe dhe humanitare brenda dhe jashtë përgjegjësive të saj të punës.

-Duam të apelojmë dhe të theksojmë se virusi është me të vërtetë i pamëshirshëm dhe nuk ka asnjë kufizim moshe se ku sulmon. Kjo nuk është infermierja e parë viktimë, por ajo është më e reja. Infermierët rrezikojnë jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre për pacientët. Ju lutemi t’u përmbaheni masave dhe të ndihmoni sistemin shëndetësor që është duke luftuar për një kohë të gjatë jashtë mundësive të veta – thonë nga bordi ekzekutiv i Unionit.

Unioni i SHMTMI do t’a kujtojë motrën Irena si dikë që me të gjitha mundësitë e saja mereshte me aktivitetet që lidhen me luftën tonë për të drejtat e motrave medicinale, do ta kujtojmë atë si një humaniste të madhe, bashkëpunëtor besnik dhe si mikeshë të madhe.

-Shprehim ngushëllimet tona familjes dhe njerëzve të dashur. Varrimi i saj do të mbahet nesër, në ditëlindjen e saj. “Engjëjt nuk vdesin kurrë”, thanë nga Unioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *