Maqedonasit do përdhosin historinë dhe kombim shqiptarë derisa këtë e toleron shteti shqiptar

Nga Bekim Qoku

Nxënësit nëpër shkollat e MV mësojnë se Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit. Këtë e thotë një popull që falsifikon historinë dhe origjinën e vet, që nuk ka dëshmi shkencore se ka ekzistuar si komb para 1945 dhe që gjithçka ku mbështet historia e tij, të gjithë figurat historike para ’45 kontenstohen nga shteti bullgar.

1.Nga Marrëveshja e Prespës ka dalë edhe një komitet i përbashkët shkencor që do të kujdeset për shkrimin e teksteve të historisë, gjeografisë etj. Interesant është fakti se për mbikëqyrjen e punëve të këtij komiteti është caktuar Ministria e Punëve të Brendshme. Shkurt policia do ta mbikëqyre punën e shkencëtarëve që do ta shkruajnë historinë dhe gjeografinë.

Nga ajo kohë e tutje, historia dhe gjeografia e Maqedonisë së Veriut mund të shkruhet vetëm nëse miratohet nga historianë dhe shkencëtarë të shtetit grek, edhe atë pa pas asnjë grek në MV. Thënë ndryshe, po t’ishte për palën maqedonase, ajo do ta kishte bërë historinë sipas qejfit të vet, por këtë nuk e toleron kurrë shteti grek.

2.Analog me këtë, maqedonasit sllavë do përdhosin gjithmonë historinë dhe kombin shqiptarë përsa kohë këtë e toleron shteti shqiptarë. Apropo shteti shqiptarë, ai deri tani do të duhej të kishte nisur disa nota proteste për shtrermbërimin e historisë dhe ofendimet në drejtim të kombit shqiptar. Kur flitet për shqiptarët, nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarët e MV, por për shqiptarët në përgjithësi, dhe për këtë arsye shteti shqiptar e ka për obligim kushtetues t’i dalë zot vetes.

3.Sidomos për gjendjen kulturore të një populli, përveç politikanëve, një përgjegjësi e madhe bie mbi elitën e përgjithshme intelektuale. T’u biesh më qafë politikanëve, natyrisht se ke zënë kaun për brirësh, por ke amnistuar njëkohësisht edhe të tjerët. U tha që faj për këtë kanë edhe arsimtarët që nuk kanë ngritur zërin mjaftueshëm për këto dukuri. Por gishti ama nuk iu drejtua aspak gazetarisë. Përveçse nuk është hulumtuar sa duhet, në e dimë mirë se këtu kemi gazeta, gazetarë dhe media të shumta që kanë përkrahur e ndihmuar sa kanë mundur partinë në pushtet, BDInë, për t’i fituar zgjedhjet, partia e cila është fajtori kryesor për të gjithë aspektet politike, sociale, kulturore që kanë ndikim te shqiptarët. Ministri i arsimit nuk mban përgjegjësi vetëm individuale, ai përfaqëson një mendësi partiake. Nuk mund ta ndihmosh partinë e ta kritikosh ministrin e saj. Recensentët, redaktorët gjuhësor dhe shkencor të librave shkollorë të historisë e gjeografisë e të muzikës janë kryesisht ish ministra e zv. ministra dhe sekretarë shtetërorë nga radhët e BDIsë. Një nga ta është Mizafer Bislimi, sekretari shtetëror që ministrja shovene e kulturës, Elizabeta Kançevska e quante shqiptari i ndershëm. Ai para disa kohësh u lejua të bënte patriotin dhe nacionalistin në njërën nga gazetat ditore.

4.Tre ditë do zgjase e gjithë kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *