Ish-ylli i NBA-së Stephen Jackson konvertohet në Islam

Ish-ylli i NBA-së Stephen Jackson me anë të rrjeteve sociale ka njoftuar se është konvertuar në musliman, duke iu falenderuar reperit amerikan Tone Trump për mbështetjen e dhënë.

Jackson u shpreh se vdekja e shokut të tij të ngushtë George Floyd gjithashtu ka ndikuar që ai ta pranojë Islamin. Ai gjithashtu ka shpërndarë një video personale duke thënë shehadetin.

Ndrysher Jackson u tërhoq nga basketbollisti profesionist në 2015-të, pas një karriere të pasuar 14 vjeçare.

Ai ka qenë pjesë e shumë skuadrave në NBA, teksa suksesin më të madhe e arriti me San Antonion në vitin 2003 kur u shpall kampion.

Jackson nuk është lojtari i parë i NBA-së që konvertohet në Islam. Legjenda Kareem Abdul-Jabbar u konvertua në 1968 para se të hynte në NBA. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *