Ilire Dauti nga ASH: Shqiptarët – autokton në RMV, të rishihet edhe njëherë përpilimi i teksteve shkollore për arsimin e mesëm dhe fillor

Deputetja nga rradhët e Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti në një intervistë për news33.tv ka reaguar në lidhje me tekstet skandaloze që fyejnë shqiptarët rëndë e të cilët janë në qarkullim për disa vite dhe askush nuk ka reaguar për ti tërhequr të njejtit.

“Realisht përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe fyerjet sikurse dhe tendencat për të shpikur prejardhje të rrejshme për shqiptarët autokton në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq nuk janë raste të izoluara, ashtu siç edhe përmendet ju librin e gjeografisë për vitet e dyta. Por ata në mënyrë të vazhdueshme paraqiten nëpër tekste shkollore dhe kjo na bën të kuptojmë që kjo është një tendencë e vazhdueshme shtetërore e më e keqja e krejt kësaj është që shpesh herë në Ministrinë e Arsimit në Maqedoninë e Veriut kanë udhëhequr ministra shqiptar dhe krejt kjo ka ndodhur realisht.

Sigurisht që tendenca të këtilla, përhapja e gjuhës së urrejtjes, fyerjet she tendencat për mohim të identitetit kombëtar duhet një ditë e më parë të tërhiqen nga përdorimi dhe çështë edhe më e rëndësishme të propozohen edhe propozim-ligje me të cilat do të rishihet edhe njëherë përpilimi i teksteve shkollore për arsimin e mesëm por edhe për arsimin fillor.

Gjëja më e vogël që mund të bëhet në këtë rast është tërheqja e librit, por ka edhe shumë çështje tjera edhe shumë libra të tjerë, për fat të keq nuk është rasti i izoluar.”/GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *