Vuçiq nesër do të sjell vaksinat e para në Maqedoni

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nesër në vendkalimin kufitar “Tabanoc” do ta sjell dërgesën e parë të vaksinave për Maqedoninë.

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do ta presë delegacionin serb, i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin qeveritar nuk theksohet për cilat lloj të vaksinave bëhet fjalë, por me siguri do të jenë “Pfizer”.

Serbia në janar tha se do të dorëzojë 8 mijë doza të vaksinave, ndërsa nuk dihet edhe numri i atyre që do të sjellin nesër.

Vaksina “Pfizer” Maqedonia ke porositur edhe nëpërmjet mekanizmit COVAX 833 mijë por edhe drejtpërdrejt nga kompania 800 mijë vaksina./Tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *