Pakoja e pestë e masave finalizohet këtë fundjavë

Ne jemi në fund të dimensionimit të pakos së pestë të masave. Gjithsesi i dëgjojmë sindikatat, punëtorët, punëdhënësit, odat, të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces dhe do të marrim vendime përfundimtare. Vendimi pëfundimtar me siguri do të jetë sublimim, këtë fundjavë në të cilën do të punojë ekipi ekonomik i Qeverisë që mund t’i japë propozimet zyrtarisht edhe para opinionit dhe para Qeverisë dhe të fillojë me fomimin e akteve juridike përkatëse për realizimin e tyre, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Në pjesën e masave normalisht se dëgjojmë nga ana e aktiviteteve intensive të punës, të shumë kompanive se nuk mundet kështu ta heqim masën e subvencioneve përmes pagave, pa marrë parasysh se Qeveria dëshiron të dërgojë mesazh për dalje nga kriza, për një rifillim për një fillim pas krizës e cila duhet ta kapim të gjithë dhe të dërgojmë pako dhe masa për motivim dhe për inkurajim në pjesën e hyrjes së cikleve investuese gjithnjë me qëllim përfundimtar të rritjes së produktivitetit dhe pëfitimit të kompanive të Maqedonisë së Veriut, ndërsa me këtë edhe ngritjen e BPV-së”, tha Zaevi në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri për tranzicion energjetik.

Paralajmëroi se pakoja prej rreth 16 masa do të ofrojë edhe opsion për ndihmë apo për grant gjegjësisht me kredi pa interes me mundësi nga vlera 10-30 për qind do të jetë në formë të granteve.

“Me siguri do të kemi ofertë opsionale të atyre mjeteve të mëdha në pjesën e ndihmës së drejtpërdrejtë të kompanive për shkak të ruajtjes së vendeve të punës, ndërsa këto do të jenë me siguri pjesa e pagave që të mund ta zgjedhin qytetarët apo të mund të zgjedhin kredi pa interes me grante të cilat përfundimisht do t’u japim mundësi që krahas opsionit të parë nëse janë profitabile kanë për obligim t’i kthejnë mjetet apo një pjesë t’i riinvestojnë.

Këtu do të marrin kredi pa interes me mundësi prej 10 deri 30 për qind apo sa do të jetë kjo e dimensionuar të marrin grant nëse e rrisin profitabilitetin e tyre, gjegjësisht vëllimin e tyre të përgjithshëm të prodhimit që përfundimsiht do të jetë lokomotiva e tërheqjes së ekonomisë përpara para daljes nga kriza. Ajo që deri tani në debat u dëgjua pikërisht ndaj të gjithë pjesëmarrësve në këtë debat, këta janë qytetarët, punëdhënësit, punëtorët, sindikatat, odat dhe të gjithë, dolën këto dy zgjidhje të cilat besoj se do të fitojmë forcë financiare që në mënyrë shtesë t’i ndjekim përveç të gjithave të tjerave 15-16 masa të cilat gjithsesi do të përcaktohen”, thotë Zaevi.

Ndihma e shtetit për qytetarët dhe kompanitë me mjete buxhetore konkrete të drejtpërdrejta arrin 1,1 miliard euro gjatë kovidit, ndërsa pagesat e drejtpërdrejta vetëm në ekonomi janë mbi 350-260 milionë ezuro plus kartelat shtesë të qytetarëve të prekur. “Ky proces u nis nga viti 2017, 2018, 2019, 2020 gjatë kovidit ka arritur maksimizimin dhe kështu do të vazhdojmë”, theksoi Zaevi./Tetova1/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *