
Për shkak të dokumentacionit teknik të nevojshëm shtesë, dorëzimi i vaksinave nga ana e Serbisë në Maqedoni shtyhet për datë tjetër, njoftojnë nga Kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Advertisement
Po njëjtë edhe nga Qeveria e Maqedonisë njoftuan se ngjarja e nesërme anulohet.
“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua për nesër (sot), 11 shkurt 2021 (e enjte),
në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme”, theksojnë nga Qeveria. /tetova1/
Advertisement