“Desha të punësohem në UT, më thanë, a ke folë me ata të partisë?” Omer Ajdini i FRASH ia nxjerr “të pabërat” përfaqësuesit të BDl’së

Gjatë debatit të mbrëmshëm në ClickPlus mes përfaqësuesve të forumeve rinore të partive politike shqiptare, Omer Ajdini nga FRASH zbuloi një detal që lidhej me partizimin e skajshëm të Universitetit të Tetovës. Sipas Ajdinit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka futur thellë rrënjët e saj brenda çdo pjese të Universitetit të Tetovës, duke e politizuar këtë institucion e me këtë duke ia rrëzuar cilësinë, përcjell in7.

Ajdini tregon se kur është kthyer në vend pasi i kishte kryer studimet jashtë shtetit, në Malajzi, kishte dashur t’i përkushtohet jetës akademike dhe të punësohet në Universitetin e Tetovës. Por gjatë bisedës me një profesor, Ajdini zbuloi se profesori i UT’së e kishte pyetur dhe sugjeruar që të bisedojë “me ata të partisë”, duke aluduar në BDl’në e Ahmetit.
“Desha të punësohem në UT, më thanë “a ke folë me ata të partisë?”, tha mes tjerash Omer Ajdini.

Gjatë debatit, Ajdini kundërshtoi Avni Rustemin, kryetarin e të rinjve të BDl’së, i cili është zëvendëdrejtor në Agjencinë për Rini dhe Sport. Ajdini vuri në pak se ueb faqja e kësaj agjencie nuk ka asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, ashtu si edhe aktet e dala prej agjencisë. Këtë fakt e pranoi edhe Rustemi, i cili premtoi se kjo gjë do të rregullohet. Ajdini i FRASH’it, madje i ofroi ndihmë Rustemit, që t’ia përkthejë ueb faqen, e cila sipas tij nuk do më shumë se një javë.

Akuzat e Omer Ajdinit kishin të bëjnë edhe me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionin e drejtuar prej Avni Rustemit të BDl’së, ku sipas tij asnjë shqiptar nuk ka në pozita drejtuese. Gjatë kohës që Avni Rustemi është në krye të Agjencisë, sipas Omer Ajdinit, është zvogëluar numri i të punësurve shqiptarë në administratë dhe veçanërisht në Këshillin Sportiv dhe në Komisionet profesionale./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *