Djegia e “Golf 5” në Saraj, Prokuroria kërkon paraburgim për 45-vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike ka nisur hetim kundër një 45-vjeçari pasi i njëjti dyshohet se ka cenuar sigurinë publike duke djegur një makinë në Saraj të Shkupit, transmeton Alsat.

“Me 10 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, i dyshuari 45-vjeç përmes zjarrit ka shkaktuar rrezik me jetë tek qytetarët. Ai ka marrë një tubë dhe e ka mbushur me benzinë në një pikë karburanti në “Gjorqe Petrov”, pastaj përmes urës është drejtuar për në Saraj , ku ka qenë e parkuar një makinë “Golf 5″. Në parking i dyshuari ka derdhur një pjesë të benzinës ndërsa tubin e ka lënë poshtë makinës, pastaj ka marrë doreza të zeza të leshit, të cilat i ka zhytur në benzinë dhe ka djegur njërën me çakmak deri sa e ka hedhur te benzina që po rridhte. Kështu i dyshuari shkaktoi zjarr që ndezi dhe përfshiu të gjithë automjetin. Automjeti u dogj plotësisht dhe kështu pronari pësoi dëme në vlerë prej 365,000 denarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka kërkuar që gjykata të shqiptojë masën e paraburgimit për 45-vjeçarin, pasi dyshohet se i njëjti mund të përsëris veprën, mund të ndikojë tek dëshmitarët ose mund të arratiset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *