(VIDEO) Ivanov mohoi se më 27 prill ka planifikuar të shpallë gjendje lufte

Ish presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në gjykimin për dhunën e 27 prillit në Kuvend, i quajti të mjegullta informatat se ai, atë ditë ka planifikuar të shpallë gjendje lufte. Sipas tij në atë  periudhë kuvendi ka pasur kompetencë për shpalljen e gjendjes së luftës, pasi  ka qenë në mbledhje të vazhdueshme nga momenti i verifikimit të mandateve të deputetëve.  Ish shefi i shtetit theksoi se ekzistojnë dokumente mbrojtës në shtet në të cilat definohen mekanizmat rigoroze që të mos ketë keqpërdorime. Ai disa herë foli edhe për lëvizjen “Për Maqedoni të Përbashkët”, protestat e të cilëve tha se i ka përkrahur, pasi siç tha ai publikimit të tekstit të Platformës së Tiranës.

Advertisement

Dëshmia e këtillë e Ivanovit është kundër dëshmive të Aleksandar Vasilevsit-Nixha dhe vëllezërve Stefan dhe Mihaill Mlladinovski, të cilët ishin të akuzuar në procesin paraprak gjyqësor për 27 prillin, ndërsa për rastin për për organizim të ngjarjeve janë paraqitur edhe si dëshmitar. Ata e përmendën emrin e ish shefit të shtetit në kontekst se në mbrëmjen e 27 prillit të vitit 2017-të kanë marrë informatë nga i punësuar në DSK, Dejan Dimovski-Bokser, se Ivanov do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Sipas dëshmive të tyre, këtë informatë Dimovskit ia ka dhënë “Sinisha nga kabineti i Ivanovit”. Ninxha ka thënë se Ivanov nuk ka shpallur gjendje lufte ose të jashtëzakonshme për shkak të trysnisë së faktorit ndërkombëtar.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov. Sipas Prokurorisë kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria, raporton shenja.tv

Advertisement

Leave a Reply