Tetovari që denoncoi se ia kanë vjedhur makinën, e gjen të parkuar në një rrugë tjetër pas dy ditësh

Në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, një 51-vjeçar ka denoncuar, se veturën të cilën e kishte paraqitur si të vjedhur para dy ditësh, e ka parë të parkuar në rrugën “Borçe Koçovski”.
“Dje (10-shkurt) rreth orës 13:00, 51-vjeçari B.K. Banor i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Borçe Koçovski” në Tetovë e ka gjetur të parkuar automjetin e tij ngarkues “Ford Courier” me targa të Tetovës të cilin e kishte raportuar si të vjedhur më datë 8 shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Nga policia kanë njoftuar se janë duke ndërmarr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply