Tridhjetë teste PCR të falsifikuara kapen në një autobus në vendkalimin kufitar Deve Bair

Tridhjetë teste PCR të falsifikuara janë gjetur në një autobus në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Në vendkalimin kufitar “Deve Bair” gjatë kontrollit në një autobus të agjencisë turistike nga Shkupi, nëpunësit policorë të Departamentit për Punë Kufitare dhe Migrim sot kanë zbuluar 30 teste PCR për Kovid-19, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se nuk janë valide, gjegjësisht se janë nxjerrë nga një institucion i autorizuar mjekësor. Testet janë dorëzuar nga udhëtarët dhe pas kontrolleve të bëra shtesë janë marrë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Dy shtetas shqiptarë, siç theksohet, janë privuar nga liria dhe janë nxjerrë para gjyqtarit në procedurë paraprake.

Për 28 udhëtarët e tjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut do të bëhen kontrolle shtesë dhe kundër tyre do të shtrohen kallëzime deri te Prokuroria Themelore Publike sipas nenit 206 dhe nenit 378 të Kodit Penal, qëndron në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *