Ndëron jetë Nezir Çajani nga Shkupi

Këtë mbrëmje (11.02.2021) në një spital të Turqisë, ndërroi jetë Nezir Çajani nga Shkupi.

Lajmin e bëjnë të ditur familjarët e tij.

Status nga Naim Çajani: 🙁

“Inna Lillahi wa inna ilayhi raji’un  , Te Allahu jemi dhe tek ai do te kthehemi

Para pak çastesh nderroi jete NEZIR ÇAJANI, djali i vellaut tim Feim Çajani, Perkunder gjitha perpjekjeve dhe ndihmes se juaj bamires, Caktimi i Zotit eshte mbi te gjitha

Per varrimin meqenese sic e dini Neziri ndroj jete ne spital ne Turqi, do te ju informojme ne menyre plotesuese.

Allahu ju shperblefte per gjithcka qe keni bere per te ndihmuar Per sherimin e Nezirit”

22 vjeçari kishte ngelur i paralizuar pas lëndimeve të marra në Liqenin e Matkës në verën e vitit 2019.

Stafi i Gazetës Populli i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Çajani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *