Momente dramatike në Britani/ 7 shqiptarë tentojnë grabitjen e një anije mallrash

Shtatë shtetas shqiptarë, sipas mediave britanike, tentuan grabitjen e një anije mallrash duke nxitur një rrethim prej 16 orësh i cili përfundoi me prangosjen e tyre.

Shqiptarët i kanë mbajtur edhe të tjerët të bllokuar në bord, por shumë shpejt pakënaqësia shpërtheu dhe forcat e rendit në Portland kanë ndërhyrë për të bllokuar tentativën e rrëmbimit të anijes japoneze.

Nuk ka raporte për të lënduar, sipas the Sun. Gazeta pretendon se shqiptarët kishin hyrë në anijë përpara gjatë kohës që mjeti lundrues ishte në portin e Ruenit në Francë, dhe pasi kaloi La manche, ata kanë dalë nga vendi ku ishin fshehur. Pasi anija u ankorua në Portland, policët britanikë janë hedhur në aksion duke prangosur shtatë indivët, që siç thekson e përditëshmja britanike, besohet të jenë të gjithë shqiptarë.

Fillimisht u raportua se anija, në pronësi të Orix Corp kishte mbërritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar, por shqiptarët u bënë të dhunshëm dhe tentuan që ta kthenin pas në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *