Mjekut të QSUT i gjenden në shtëpi dhe zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë

Mjekut të QSUT, i pezulluar nga detyra ditën e sotme pas aksionit të SPAK në Gjykatën e Krujës, Edvin Prifti, i sekuestrohen 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash.

Advertisement

Siç raporton gazetarja Keti Banushi 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 milionë lekë të vjetra janë gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.

SPAK bëri me dije më herët se, nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Për kardiokirurgun Prifti, SPAK ka vendosur pezullimin  e ushtrimit te profesionit  të njëjtin vendim është marrë edhe për infermieren  Trëndafile Frengu, ndërsa për Migena Skënderin është vendosur masa detyrim për tu paraqitur.

Ndërkohë, gjyqtares Enkeleda Hoxha i janë gjetur në banesë 10 mijë dollarë.

Advertisement

Leave a Reply