Trumpit i ishte përkeqësuar gjendja me koronavirus, ishte menduar të futej në ventilator për frymëmarrje

Gjendja e ish-presidentit amerikan Donald Trump pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në tetor të vitit të kaluar, ishte përkeqësuar gjë për të cilën ishte menduar që ai të vihej në ventilatorë.

Advertisement

Këto detaje kanë ngritur pyetjen nëse Trump ka qenë më keq me shëndetin se sa informatat që kanë shpërndarë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Këto informata janë publikuar për herë të parë në gazetën prestigjioze The New York Times.

CNN kishte raportuar nëntorin e vitit të kaluar se kur ish-presidenti Trump kishte fluturuar për në Qendrën Mjekësore Ushtarake, ai nuk kishte vetëm probleme me frymëmarrjen por kishte pranuar edhe oksigjeno-terapi.

“Trumpi ka marrë terapi me oksigjen” kishte deklaruar një burim i sigurt për CNN.

Ndërkohë, “New York Times” ka shkruar po ashtu se Trump ka pasur edhe probleme me mushkëri dhe se niveli i oksigjenit të tij gjatë kohës sa ishte me COVID-19 ishte nën vlerën 80.

Advertisement

Leave a Reply