Antikorrupsioni hap procedurë për ministrin Arjanit Hoxha

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka komentuar hapjen e procedurës nga Komisioni për Antikorrupsioni kundër tij, nën dyshimin se ka konflikt të interesit derisa në krye të kompanisë së tij, pasi është zgjedhur ministër ka vendosur bashkëshorten e tij.

Advertisement

Hoxha nuk ishte i informuar për rastin, megjithatë tha se derisa kompania e tij nuk merr ndihmë nga shteti, nuk mund të flitet për konflikt të interesit.

“Jo, nuk kam informacione se Antikorrupsioni ka hapur procedurë kundër meje. Pronare e kompanisë është bashkëshortja ime, çfarë ka lidhje ajo me konflikt të interesit? Nuk ka të bëjë aspak me konflikt të interesit, derisa ajo kompani nuk merr ndonjë ndihmë nga ana e shtetit. Nëse ka ndonjë informacion se kompania që është biznes familjar dhe për të cilin është punuar aq shumë, fiton çfarëdo ndihme, kurse unë ju garantoj se deri tani nuk është fituar asnjë ndihmë në formë të subvencionit. Aspak nuk ka të bëj me konflikt të interesit”, tha Hoxha në konferencën ku u nënshkrua marrëveshja kolektive, raporton Shqipmedia.

Advertisement

Leave a Reply