
Atmosfera e zgjedhjeve ka përfshirë edhe “xhematin” edhe xhamiave në Kosovë. Tema e zgjedhjeve nacionale ishte sot edhe në “hytben” e xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë.
Advertisement
Imami i xhamisë së madhe në Mitrovicë, Enis Rama, ka folur për ditën e zgjedhjeve dhe atmosferën e tensionuar që po mbretëron në vendin tonë. Hoxha ka bërë thirrje për respektim të njëri tjetrit dhe votim me përgjegjësi.
“Mos i prishni raportet vllazërore për zgjedhje”, ka thënë hoxha Enis Rama në hytbe.
Advertisement