Situatë kaotike në Shkodër, përmbytet xhamia Blu (FOTO)

Si pasojë e reshjeve të dendura në veri të vendit, është përmbytur edhe xhamia Blu në Shkodër.

Edhe pse reshjet kanë pushuar prej mesditës së djeshme, aktualisht gjenden nën ujë rreth 5370 Ha tokë.

Në Njësinë Administrative Dajç, hidrometri tregon një rritje prej 11 cm. Të paktën 9 banesa janë nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë, bashkia Shkodër kërkon ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinaturës së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *