Vrasje në tentativë, i gjuajnë me armë dy vajza dhe një djalë në Gjakovë

Foto ilustrim

Dy vajza dhe një djalë derisa ishin në veturë duke vozitur në Gjakovë janë shtënë me armë nga një veturë tjetër, ndërsa nuk ka pësuar lëndime asnjëri prej tyre.

Një plumb kishte depërtuar brenda veturës, ndërsa dy burra janë arrestuar lidhur me rastin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Smaq pas orës 00:00.

Policia e Kosovës njofton se pas konsultimit me prokurorin njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Smaq, Gjakovë 12.02.2021 – 00:10. Dy viktimat një  femër dhe mashkull  kosovar-e kanë raportuar se deri sa ishin duke lëvizur me veturë një person i panjohur  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, një plumb ka depërtuar brenda në veturë, por nuk ka persona të lënduar. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas konsultimit me prokurorin njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Periskopi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *