Vdes shqiptari 22-vjeçar në Suedi

Një aksident tragjik i rëndë ka ndodhur në Suedi ku si pasojë ka vdekur një shqiptar nga kosova.
Vatan Rama, një 22-vjeçar nga Botusha e Koshares ka vdekur pasi është përplasur në një aksident me kamion, në drejtim të jugut në Lagan.

Një familjar i tij, ka shkruar në Facebook se Vatani ishte i vetmi djalë në familjen Rama.
“Miq shoke dhe dashamirë ju njoftoj për Nipin ton VATAN RAMA,Tragjikishte humbi jetën ne një aksident trafiku ne Suedi,e lus Allahun të jesh banor i xhehnetit nipi jonë ishe I vetmi djale ne familje i HASTRETIT, na e kpute shpitin daje”, ka shkruar një familjar i tij.

Policia suedeze ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *