Mickoski: Do t’i rishqyrtojmë proceset e dyshimta gjyqësore

Kur të vijmë në pushtet, do të ketë revision për të gjitha vendimet gjyqsore që janë sjellë me diktat të pushtetit në gjyqsor. Kështu është shprehur lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të konfirmuar dënime, duke ua ulur vetëm për një deri në dy vite të akuzuarve në rastin e 27 prillit. Mickoski ka paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët se do të dënohen për atë që kanë punuar me diktat të Zoran Zaevit dhe LSDM-së.

Hristijan Mickoski

“Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së të gjitha këto padi nën diktat dhe vendime gjyqësore me porosi, do ti revidojë dhenë bazë të atij revizioni që do ta bëjnë kolegët e tyre prokurorë dhe gjykatës por që kanë qenë të ndershëm dhe nuk kanë pranuar diktat dhe porosi nga Zoran Zaevi dhe ky pushtet, do të jenë lëndë e procedurave gjyqsore të gjithë gjykatësit që kanë pranuar këto dictate dhe vendime të porositura”

Sipas Mickoskit, jo vetëm procesi i 27 prillit por edhe rasti Talir në bazë të së cilit është ngrirë pasuria e partisë së tij, është proces i montuar dhe me porosi nga pushteti.

Hristijan Mickoski

“Nuk është vetëm 27 prilli, ky është një  nga rastet me ndjekje më të madhe politike, këtu janë edhe rastet që për momentin po procesohen në lavirinthet gjyqsore mes të cilave edhe rasti kundër partisë, ku prona është ngrirë në mënyrë të padrejtë dhe anti kushtetuese”.

Kreu opozitar tha se do të sanksionohen në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. I paevitueshëm do të jetë revizioni i të gjitha këtyre vendimeve të porositura dhe nën diktat politik, menjëherë pas ndryshimit të pushtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *