Përkujtohet tragjedia e autobusit në Llaskarcë

Dy vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetën 16 persona dhe u lënduar 38 të tjerë, që të gjithë udhëtarë të linjës Shkup-Gostivar në autobusin e “Durmo Turs”. Kjo ngjarje, ku shumica dërmuese e të aksidentuarve ishin nga Gostivari, është kujtuar sot nga Këshilli Organizativ i familjarëve dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

Zamir Mustafai nga Këshilli Organizativ

“Me këtë marsh, ne duam të sensibilizojmë gjithë pjesëtarët në komunikacion, dhe t’ju dërgojmë mesazh institucioneve kompetente që tragjeditë e tilla mos të ndodhin në të ardhmen”

 Arben Taravari

“Së bashku me Këshillin organizativ për shënimin e përvjetorit të dytë të tragjedisë së Llaskarcës, sot vendosëm lule në vendin e aksidentit ku jetën e humbën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan”

Sot në orët e pasditës u mbajt edhe një Marsh Memorial, që filloi në pigën pagesore të Gostivarit dhe përfundoi në sheshin e qytetit, me një ceremoni modeste.

Për tragjedinë e 13 shkurtit të vitit 2013 janë akuzuar 6 persona, përfshirë këtu drejtyuesit e kompanisë “Durmo Turs”, të punësuar në kontrollin teknik dhe vozitësi i autobusit. Dy vite më parë, autobusi i linjës Shkup-Gostivar rrëshqiti nga rruga në afërsi të fshatit Llaskarcë dhe u rrokullis nga autostrada duke rënë në rrugën e vjetër lokale. Në këtë tragjedi humbën jetën 16 persona, ndërsa u lënduan 38 udhëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *