Sela: Letër deputetëve evropian, zgjedhja e Naser Ziberit si avokat i popullit sulm i paparë mbi institucionet e pavarura

Shkruan Ziadin Sela në faqen e tij zyrtare në Facebook:

“Letër Deputetëve evropianë : zgjedhja e Naser Ziberit si Avokat i Popullit sulm i paparë mbi institucionet e pavarura

Sot, u jam u drejtuar me një letër Deputetëve evropianë anëtarë të Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) në Komitetin e Përbashkët Parlamentar BE – Maqedoni e Veriut, për t’i njoftuar me zhvillimet në vend, veçanërisht për zgjedhjen e kontestuar të Naser Ziberit si Avokat i Popullit.

Duke i falënderuar Deputetët evropianë për rolin e tyre në sigurimin e mbështetjes së vazhdueshme të PE-së për zgjerimin e BE, kam theksuar mungesën e vullnetit politik në Maqedoninë e Veriut për vendosjen e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe forcimin të institucioneve të pavarura.

Në këtë shkresë, kam potencuar rritjen e korrupsionit në vend duke rikujtuar skandalin “Reket” dhe zhvillime tjera që sollën rangim katastrofik në Indeksin e Korrupsionit 2020 dhe kategorizimin e Maqedonisë së Veriut si “regjim hibrid” në Indeksin e Demokracisë të The Economist.

Sa i përket zgjedhjes së Naser Ziberit si Avokat i Popullit, vlerësoj se zgjedhja e kandidatit të dështuar të BDI-së për Kryeministër është antikushtetuese dhe përbën një sulm të paparë ndaj institucioneve të pavarura. Në Avokat i Popullit i politizuar nuk mund të kryejë funksionet e tij në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor, veçanërisht Parimet e Parisit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligjin e Maqedonisë së Veriut për Avokatin e Popullit.

I bëj thirrje Parlamentit Evropian dhe anëtarëve të Delegacionit BE – Maqedoni e Veriut që të ngritin zërin kundër politizimit të institucioneve të pavarura dhe regresit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës në Maqedoninë e Veriut.

Kopja e letrës:

https://twitter.com/ziadinsela/status/1360540995398557699?s=21)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *