Vuçiq për vaksinat: Është akt i miqësisë, nuk kemi asnjë interes!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është i lumtur që Maqedonia do të fillojë vaksinimin, ndërsa tha se ata nuk kanë asnjë interes përpos që vendi të avancojë. Sipas tij procedura për t’i sjellë në Maqedoni ka qenë shumë e komplikuar.

“Ky është një dhuratë shumë e thjeshtë të cilën besoj se edhe ju do të na kishit bërë. Miku i vërtetë është ai i cili ju gjindet pranë jush kur keni nevojë, dhe jo kur e keni gjithçka të lehtë. Besoj se kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për mjekët dhe besoj nëpërmjet iniciativave do të vazhdojmë për përkrahje që do të sjellë përparim”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq.

Për dërgesën e dytë, Vuçiq tha se ajo do të arrijë me kohë ngase tani është siguruar leja për transportimin e vaksinave. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *