
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka caktuar Bledi Çuçin si Ministrin e ri të Brendshëm. Gjithashtu, Milva Ikonomi do të jetë Ministrja e re e Bujqësisë.
Advertisement
Kështu ka bërë të ditur shefi i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.
Advertisement