Filipçe: Vaksinimi fillon të mërkurën me punëtorët shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga pikë kalimi kufitar Tabanovcë ka falënderuar Serbin për vaksinat e dhuruara, ndërsa ka shtuar se nga e mërkura do të fillojë procesi i vaksinimit në Qendrën Klinike në spitalin modular.

Advertisement

“Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë vaksina. Ato do të vendosen në frigoriferët. Vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësor. Një falënderim i madh deri te Serbia për solidaritetin”, u shpreh Filipçe, raporton SHENJA.

Advertisement

Leave a Reply