Aksident tragjik në Durrës/ Ambulanca del nga rruga, vdes pacientja

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën pacientja.

Informacion paraprak:

Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *