Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, humb jetën një person!

Foto ilustrim

“Mbrëmë, 10 minuta pas mesnate, në magjistralen Gostivar – Kërçovë, afër urës së Novosellës, vetura “BMW” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga M.S (54) nga Kërçova ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. M.S. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse pasagjerët N.S. (52) dhe L.A. (52), gjithashtu nga Kërçova kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Skena e aksidentit është inspektuar nga Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostivar. Me urdhër të Prokurorit Publik, ndaj trupit të pajetë të të ndjerit M.S. do të kryhet autopsi”, informojnë nga SPB-Tetovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *