Rrahje në Prekaz: Vëzhguesi i PDK-së dhe ai i VV-së goditen mes vete për një bexh

Një incident mes një vëzhguesi të PDK-së dhe një të VV-së ka ndodhur në një qendër votimi në Prekaz të Epërm, përkatësisht në qendrën e votimit “Azem Bejta”.

Policia ka ndërhyrë pas një zënke në mes të një vëzhguesi të VV-së dhe PDK-së, të cilët kanë pasur konflikt mes vete.

Siç raporton RTV Dukagjini nga vendi i ngjarjes, të përfshirë kanë qenë Iliri Mynishi nga VV dhe Kushtrim Fazliu nga PDK.

Raportohet se rasti ka ndodhur për shkak të një bexhi, që sipas Fazliut ishte kërkuar të identifikohet. Më pasë Mynishi ia ka tërhequr bexhin dhe e ka goditur Fazliun dhe i njëjti ia ka kthyer.

Policia ka intervistuar të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *