Gazetari nga Shkupi e zuri mat Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb (Video)

Gazetari shqiptar nga Shkupi, Furkan Saliu i drejtoi pyetje presidentit sërb, Aleksandar Vuçiq gjatë ceremonisë për dorëzimin e vaksinave në vendkalimin kufitar Tabanoc. Teksa dy kryeministrat, Vuçiq dhe Zaev mburreshin se sa të afërt janë, se si maqedonasit dhe sërbët janë vëllezër dhe se duhen shumë mes veti, Saliu në pyetjen e tij vuri në pak një fenomen që po ndodh prej vitesh në Maqedoni. Vendkalimi kufitar Llojan – Miratoc është premtuar prej shumë vitesh nga dy shtetet, por hapja e tij ende duket e largët, njofton in7.

Advertisement

Saliu në pyetjen e tij, tregoi edhe për zhvillimet e reja që po ndodhin në anën sërbe të kufirit, ku sipas tij po ndërtohet një mur. Ndërtimi i murit paraqet kundërshtim të asaj që është premtuar nga politikanët e dy shteteve fqinje.

“A do t’i vazhdoni këto raporte vëllazërore që i keni edhe me hapjen e kufirit Llojan – Miratoc sepse ka pasur shumë fjalë, por asnjë veprim konkret? Sipas informacioneve nga ana e Miratocit, atje veçmë po ndërtohet një lloj muri dhe kjo nuk shkon me atë që është premtuar nga politikanë e të dyja palëve”, ishte pyetja e gazetarit, Furkan Saliu drejtuar presidentit sërb, Vuçiq.

Vuçiq nuk u përgjigj direkt dhe nuk dha datë të përafërt se kur mund të hapet ky kufi, por arsyetohej se hapja e kufirit do të ngarkonte buxhetin e shtetit të tij, pasi do duhet të punësohen njerëz e të paguhen rroga. Ai e ritheksoi interesin e madh e banorëve shqiptarë që jetojnë në dy anët e kufirit dhe si zakonisht, ashtu siç bëjnë shpesh politikanët, theksoi se do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta zgjidhur këtë çështje.

Hapja e kufirit Llojan – Miratoc do të ishte lehtësim i madh për banorët e kësaj ane, të cilët janë të lidhur familjarisht mes tyre, ndërsa për ta takuar njëri-tjetrin duhet të bëjnë dhjetëra kilometra shtesë. Premtimi për hapjen e këtij kufiri është bërë prej më shumë se 10 vite nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa së fundmi, premtim ka dhënë edhe Mumamed Zekiri, Nënkryetari i LSDM’së së Zaevit dhe Sekretar Gjeneral i Qeverisë./in7.tv/

Advertisement

Leave a Reply