Nisma Socialdemokrate reagon për rezultatet e Exit polleve

Nisma Socialdemokrate ka reaguar për rezultatet e Exit polleve duke mos kaluar pragun kjo e fundit.
Sipas saj, Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.

“Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:
Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!

Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.

Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *