KQZ: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 46,96%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e katër për media, ka thënë se procesi zgjedhor në përgjithësi ka shkuar në mënyrë të qetë pa ndonjë incident

“Të gjitha vendvotimet janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është 46,96% apo 832 mijë e 468”, ka thënë Daka.

Daka ka shtuar se krahasuar në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2019 kishin votuar 44,18%.

Ajo ka shtuar se është e lumtur që Kosova sot tregoi shembull se si duhet organizuar zgjedhjet.

Ndryshe të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë.

Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00.

Në garën zgjedhore kanë qenë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *