Haradinaj uron VV, nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në daljen e parë pas përfundimit të votimeve ka thënë se partia e tij ka marrë rreth 10% të votave.

Ai ka uruar VV për fitoren por edhe paretit tjerë.

“Ajo që nevojitet tani është që sa më shpejtë të formohen institucionet duke e ditur gjendjen e rëndë ekonomike dhe situatën me pandeminë”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell SHENJA.

Harandinaj ai tha se ata kanë deklaruar se nuk kaun vija të kuqe as për VV e as për ndonjë parti tjetër politike.

Ne jemi të interesuar të arrimë një bashkëpunim më ata që dojnë me arrit 2/3 e votave”, u shpreh Harandinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *