VV po fiton frikshëm edhe në Vushtrri, LDK e treta

Trendit të fitimit në pothuajse të gjitha komunat LVV është duke prirë bindshëm edhe në komunën e Vushtrrisë, përderisa në këtë komunë deri para pak kohë kanë bashkëqeverisë LDK dhe VV.

Me numërimin e votave të para del se Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm në këtë komunë, madje me një diferencë shumë të madhe.

Duket se përfundimisht VV ka vënë një bazë të fuqishme në këtë komunës, pasi në rreth 50 përqind të votave të numëruar është duke prirë me mbi 60 përqind.

Në 47,83%përqind të votave të numëruar, LVV është duke prirë me 62,01%, ndërsa LDK ka vetëm 11.09%, ndërsa PDK ka 20.18.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *