Vetëvendosje bëri revolucion, theu edhe rekordin e Rugovës

Analisti Armand Shkullaku ka thënë se këto zgjedhje të jashtëzakonshme treguan edhe një rezultat të jashtëzakonshëm.

“Ndodhi ajo që pritej, që Vetëvendosje të bëjë një revolucion në politikën e Kosovës. Pra, është thyer edhe shifra rekorde që mbante Ibrahim Rugova rreth 20 vjet më parë. Ka arritur një rekord votash dhe është e pabesueshme për një parti që brenda vitit të rritet kaq shumë”.

Shkullaku në Klan Kosova tha se edhe pse partitë e vjetra aktivizuan makineri të propagandës për të rrëzuar Vetëvendosjen – efekti ishte i kundërt.

“Kjo tregoi që partia që do të dënohet më shumë është LDK-ja, e cila në zgjedhjet e kaluara arriti një shifër tepër të rëndësishme. Këtë dënim e mori, sepse në zgjedhjet e kaluara i tha votuesve që “ne kemi Vjosa Osmanin, ne jemi me ndryshimin, ne jemi për politikën e re, ne jemi me Albin Kurtin, i kemi thënë stop çdo aleance me partitë tjera” dhe këta menduan se populli mendon si ata, se populli kishte durim që Isa Mustafa apo Agim Veliu të vijnë në pushtet apo jo. Prerja në besë dhe tradhtia që iu bë elektoratit tregoi që ato vota shkuan te Vetëvendosje, shkuan te Vjosa Osmani”.

Shkullaku përsëriti se pas këtyre zgjedhjeve, s’ka kuptim apo koncept për të ekzistuar LDK-ja, deklaratë për të cilën tha se mori shumë kritika nga kjo parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *