Plasë sherri në LDK – Adem Salihaj, Isa Mustafës: O njeri i neveritshëm!

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së dhe ish-kryetar i Komunës së Ferizajit, Adem Salihaj ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj drejtuesve aktual të partisë, raporton Tv SHENJA. Ai ka shkruar në Facebook, se Isa Mustafa është njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i padinjitet, shkatërrues i LDK-së,  shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes.

“Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef  tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi. Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pasë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së! A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?! I ka kaluar të gjithë kufijtë”, ka shkruar Salihaj.

Adem Salihaj përpos pozitës së zëvendëskryeministrit në Qeverinë LDK-AAK ka mbajtur edhe pozita tjera si deputet dhe Drejtor i stacionit të autobusëve në Ferizaj.

Në zgjedhjet e vitit 2019, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e kishte kandiduar Adem Salihajn për deputet pasi s’ishte pajtuar me qëndrimet e liderit të partisë. Salihaj asokohe theksonte se Mustafa dhe LDK kanë ndryshuar, sidomos në raport me PDK-në e Kadri Veselit. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *