Bullgaria miratoi mbështetje financiare për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria njoftoi se ka miratuar 579.789 leva, ose pak më shumë se 300,000 euro, për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndihma është e pakthyeshme dhe do t’u jepet OJQ-ve për zbatimin e shtatë projekteve.

Ato janë në fushën e shëndetësisë, zhvillimit të rinisë dhe sektorit të shoqërisë civile.

Paratë sigurohen përmes një programi të zhvillimit dhe ndihmës humanitare nga buxheti i ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *