Vjen kërkesa e rradhës për shkarkimin e Isa Mustafës, këtë herë nga njëri prej vllezërve Geci

Sipas rezultateve të para të paraqitura nga organizatat që kanë vëzhguar zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm. Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në bazë të këtyre rezultateve, Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5% të votave sa është e domosdoshme për futje në Parlament.

E pas publikimit të këtyre rezultateve, ka ardhur menjëherë kërkesa për dorëheqjen e kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Është Nehat Geci, njëri nga vëllezërit Geci, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Mustafës.

Postimi i plotë:

“Falemiderit qytetar te Kosoves, qe treguat maturi dhe edukate te nivelit dhe cilesiseuropiane gjate ketyre zgjedhjeve. I treguat botes te qyteteruar qe ne jemi si ju! Faleminderit faleminderit🙏!

Reagimi II ndaj Isa Mustafes dhe klanit te tij:

Reagimet e njepasnjeshme te dedikuara dhe te adresuara ndaj kryesise se LDK-se, e sidomos te drejtuara direkt kryetarit Isa Mustafesperdoreheqjen e tij qe mooti, e sidomos nje jave para zgjedhjeve ishte sinjali i fundit per te shpetuar diçka, por ja ku jemi tani!

LDK e shkaterruar dhe e deformuar nga klani i tij per ta shkarravitur subjektin me te rendesishem ne Kosove LDK-ne, ku ishte subjekti politik i cili ju printe te gjitha proceseve te vendit tone qe nga 1989-ta e deri ne ditet e Rugoves. Kerkojm nga perkrahesit e LDK-se dhe Rugovistat, djathtistat e vertete qe jemi e tere Kosova qe te behemi bashke, qe neseeshte nevoja te dalim ne rruge dhe te i largojm nga zyret e LDK-se Isa Mustafen dhe njerezit e tij, kerkojm nga organi me i larte drejtues i LDK-se, keshilli i pergjithshem te distancohen nga te gjitha urdherat e Isa Mustafes, kerkojm nga ta te behen bashke te therrasinkeshillin dhe te marrin vendimin per shkarkimin e Isa Mustafes dhe komplet njerezitvendimarres ne LDK. Dhe urgjentisht te vene ne krye nje ushtrues detyre si p.sh Kujtim Shala, LumirAbdixhiku, Anton Çuni, deri ne vendimin e ardhshem. Do t’i perdorim te gjitha mjetet demokratike, si dhe ligjore per shkarkimin e te gjithe atyre qe ishin pergjegjesper rezultatin e LDK-se qe nga viti 2006 e deri me sot. Isa Mustafa qe 12 vite LDK-ne e vuri nen hije duke u bere vazal i Hashim Thaçit, Albin Kurtit, RamushHaradinaj, Vuçiçit e kujt joooo, dhe duke i ruajtur interesat e tij personale ne kurrizin e atyre qe e mbajten gjalle LDK-ne dhe Kosoven duke u vrare dhe duke u quajtur tradhetar nga shoket e Ises. Ne perkrahesit e LDK-se e mbajtem gjalle kete subjekt qe 30 vite, Isa Mustafa me klanin e tij na e ka gjunjezuarpunen tone te mundimshme 30 vjeçare, qe t’a ruaj pasurin e tij dhe te rrethit te ngushte ne emrin tone dhe te LDK-se. LDK ne krye me Isa Mustafen i ka humbur te gjitha zgjedhjet si ato Lokale edhe ato Nacionale dhe LDK-ne e ka afruar ne prag te kapitullimit total. Andaj kerkojm urgjentisht te largohen ketamonster te qarqeve te llojllojshme, te largohen nga subjekti LDK, perndryshe do te ballafaqohen me forcen e qytetarit ashtu si disa udheheqes dhe deputet ne Ukrain e shume vende te tjera ne bote. Ikni se nuk do ju falim me, nuk durojm me, ikni para se te behet vone per ju, se zeri i qytetarit eshte Alfa dhe Omega.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *